Zvicër – Vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e problemit qipriot

Pala turke kërkon zgjidhje të gjithanshme të problemit, kurse pala greke (qipriotët grekë dhe Greqia) nuk ka e ndryshuar ende pozicionin.

Zvicër – Vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e problemit qipriot

Vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e problemit të Qipros, që kanë nisur të mërkurën në qytezën Crans-Montana të Zvicrës.

Në ditën e parë të Konferencës së Qipros palët paraqitën reciprokisht propozimet e tyre.

Pala turke kërkon zgjidhje të gjithanshme të problemit, kurse pala greke (grekët e Qipros dhe Greqia) nuk ka e ndryshuar ende pozicionin. 

Greqia dhe pjesa greke e Qipros në negociata vazhdojnë të këmbëngulin për anulimin menjëherë të “sistemit të sigurisë dhe garancive” dhe për “tërheqjen e ushtarëve turq nga ishulli”.

Kurse delegacioni turk, i drejtuar nga ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) paraqiti një propozim mjaft fleksibël dhe konstruktiv me 4 pika për të arritur një zgjidhje të gjithanshme në problemin qipriot.

Parashikohet revizionimi i marrëveshjes aktuale të garancive sipas një strukture federale të re, e cila do të krijohet mbi bazën e barazisë së shteteve themeluese turke e greke.

Delegacioni grek kërkoi një ditë kohë për të vlerësuar këtë propozim.

Nga ana tjetër në fund të ditës së parë të Konferencës, Kombet e Bashkuara u dhanë palëve një ‘detyrë shtëpie’, përmes të cilës u drejtuan 3 pyetje.

E para, “Si e shikoni ditën pas arritjes së zgjidhjes?”,

E dyta, “Si do ta garantoni sigurinë e palës tjetër?”,

E tretë, “Si do ta administroni sistemin (federal)?”

 

Mësohet se lideri i qipriotëve grekë, Nikos Anastasiadis përgjigjen me shkrim të këtyre tre pyetjeve e ka përcjellë me shkrim në sesionin e parë të ditë së dytë të Konferencës.

Ndërkaq njoftohet se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutterres nesër do të shkojë në Crans-Montana për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Qipros.



Lajme të ngjashme