Koment - Rakka dhe Dejr-u Zor: Zgjerohen përmasat e konflikteve në Siri

Pas rrëzimit të një avioni luftarak të regjimit të Esadit në afërsi të Rakkas nga ana e ShBA-së dhe sulmit me raketa balistike nga ana e Iranit ndaj Dejr-u Zor të gjitha sytë u kthyen nga kjo zonë e Sirisë...

Koment - Rakka dhe Dejr-u Zor: Zgjerohen përmasat e konflikteve në Siri

Këto dy zhvillimet që u jetuan në lindje të Sirisë do të mund të krijojnë dimensione të reja dhe të shkaktojnë thellimin e krizës në Siri. Një avion luftarak sirian i tipit SU-22 u rrëzua pak kohë pasi bombardoi zonën në afërsi të Tabkas në rrethin Rakka më 18 qershor nga ana e avionit luftarak amerikan të tipit F-18. Sipas deklaratës së bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës avioni i regjimit të Esadit është rrëzuar pasi bombardoi pozitat e Forcave Demokratike të Sirisë të cilat përkrahen nga ShBA-ja, ndërsa u vë theksi se do të përgjigjen në mënyrë të njëjtë nëse përsëriten sulmet e tilla në të ardhmen. Në anën tjetër Irani ndërmori një sulm me raketa ndaj elementeve të DAESH-it në Dejr-u Zor. Raketat e lëshuara nga perëndimi i Iranit kaluan mbi Irakut dhe përshkuan një distancë prej 600km. Ky zhvillim ishte një tregues i rëndësishëm nga aspekti i pikës së arritur në modernizimin e raketave balistike nga ana e Iranit.

Ndërkaq Federata e Rusisë rrëzimin e avionit të regjimit të Esadit e priti me një deklaratë të ashpër. Rusia njoftoi se ka pezulluar marrëveshjen e zonës jokonfliktuale dhe shkëmbimin e informacioneve me ShBA-në. Ajo këtë zbatim nuk e shtrinë në mbarë Sirinë, ndërsa “vija e kuqe” e Rusisë është zona perëndimore e lumit Eufrat. Pas kësaj Forcat Ajrore të Rusisë do të ndjekin të gjitha aktivitetet e ShBA-së dhe aleatëve të saj si objektiva ushtarake. Në këtë mënyrë Rusia jep mesazhin se do të mund të godet Forcat Demokratike të Sirisë, shtyllën kurrizore të së cilës e përbën PYD/YPG, që është fraksion i PKK-së në Siri, në qoftë se ajo kalon në perëndim të lumit Eufrat.

Siç dihet edhe Turqia i ka paralajmëruar shumë herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të njëjtën gjë. Turqia para më shumë se një viti, para se YPG-ja e përkrahur nga Amerika të filloj të lëviz në drejtim të Menbixhit, e kishte paralajmëruar ShBA-në se kjo organizatë nuk duhet të kaloj në perëndim të lumit Eufrat. Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry disa herë premtoi se kjo nuk do të ndodhë, por fatkeqësisht këto premtime asnjëherë nuk u realizuan.

Lufta civile e Sirisë është duke u afruar drejt një situate kur vendet që kanë me mijëra kilometra distancë nga njëra tjetra të kryejnë akte armiqësore dhe të kenë kontakte të nxehta me njëra-tjetrën. Prandaj lufta civile e Sirisë është në një gjendje kritike e cila mund të shkaktoj një reaksion zinxhirë në rajon. Operacioni i paraprirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht zhvillohet në rrethin e Rakkas. Në anën tjetër edhe forcat e regjimit të Esadit i afrohen këtij qyteti. Ndërkaq në rrethin e qytetit El-Tanf në jug dhe përgjatë kufirit me Jordaninë në pah dalin linjat e nxehta kritike.

 

Ndërsa përleshjet në perëndim të vendit janë zvogëluar pjesërisht. Mirëpo konfliktet e jetuara në zonat tjera që ndodhen nën kontrollin e DAESH-it në lindje dhe jug të vendit janë përshpejtuar. Provincat e Rakkas dhe Dejr-u Zorit janë të pasura me burime natyrore. Këto provinca gjithashtu kanë rëndësi strategjike për shkak të afërsisë së tyre me Turqinë dhe Irakun. Prandaj çështja se kush do të mbush zbrazëtirën që do të formohet si pasojë e luftës në lindje dhe pas dëbimit të DAESH-it nga zonat që kontrollohen nga kjo organizatë do të ketë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e Sirisë.

Çështja se kush do ta mbush zbrazëtirën pas DAESH-it në lindje të vendit është shumë e rëndësishme. Mungesa e planifikimit të procesit pas luftës për dëbimin e DAESH-it nga rajoni në mënyrë të shpejtë me vete mbanë edhe rreziqe të ndryshme. Kjo situatë do të mund të shkaktoj një transformim të rrezikshëm të rrjetit të terrorit të DAESH-it dhe të bëjë që nga kjo organizatë të dalin organizata të reja terroriste. Mundja e DAESH-it nga aspekti ushtarak dhe vrasja e një pjese të kuadrit udhëheqës pritet me kënaqësi në arenën ndërkombëtare. Mirëpo shqetësimet se egërsira e DAESH-it në Irak dhe Siri do të zëvendësohet me zbatimet e egra të militantëve shii dhe ekspansionizmin e Iranit dhe me organizatën terroriste PKK, që është njëra prej organizatave më të paskrupullta në Lindjen e Mesme thellohen edhe më shumë. Është e mundur që pas DAESH-it të jetohet një luftë e madhe për ndarje mes milicëve paramilitarë të Iranit dhe PKK-së. Në këtë pikë PYD/YPG/PKK-ja e përkrahur nga ShBA-ja do të mund ta gjejë veten si palë në mesin e konflikteve të padëshiruara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës krahas paralajmërimeve të Turqisë, do të mund të paguajnë një kosto të lartë për përkrahjen e dhënë jashtë parimeve të NATO-s.

Si përfundim lufta civile e Sirisë hynë në një fazë të re në veri edhe në jug të vendit. Në rast të përshkallëzimit të tensioneve kjo fazë në vete përmban rreziqe të rëndësishme. Llogaritë e gabuara që do të bëhen në nivelin operativ do të mund të shkaktojnë konflikte të mëdha. Krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Esadit dhe aleatët e tij, sulmet e organizatave terroriste si DAESH dhe PKK shkaktuan dëme të mëdha popullit sirianë. Në qoftë se vazhdohet me gabime në këtë pikë, atëherë lufta civile e Sirisë mbanë potencialin për tu kthyer në një luftë rajonale.

Autor: Cemil Dogaç Ipek



Lajme të ngjashme