Al Thani: Kërkesat e parashtruara janë pretendime të pavërtetuara

Al Thani tha se nuk po përjetojnë "procesin e kërkesave", por "procesin për vërtetimin e pretendimeve".

Al Thani: Kërkesat e parashtruara janë pretendime të pavërtetuara

Ministri i Jashtëm i Katarit Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, tha se pikat e paraqitura për zgjidhje nga vendet që zbatojnë bllokadë kundër Katarit nuk janë kërkesa, por pretendime të pabaza.

Ministri i Jashtëm Al Thani, i cili ndodhet për takime në Uashington të SHBA-ve, pas një takimi me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me krizën që jetohet mes Katarit dhe disa vendeve arabe.

Në lidhje me listën e kërkesave të paraqitura për t'i dhënë fund krizës nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahrejni, ministri Al Thani tha se "Këto nuk janë kërkesa, këto janë pretendime të pavërtetuara". 

Pasi ka bërë të ditur se janë në të njëjtin mendim me SHBA-të që kërkesat duhet të jenë të arsyeshme dhe të zbatueshme Al Thani tha se nuk po përjetojnë jo "procesin e kërkesave", por "procesin për vërtetimin e pretendimeve" që vendet të cilat zbatojnë bllokadën kanë treguar si arsye në ndërprerjen e marrëdhënieve me Katarin.

Ndër të tjera duke vënë theksin se procesi i kërkesave edhe pas provimit dhe zbulimit të të drejtës për pretendimet e pabaza është një proces i nevojshëm për rregullimin e marrëdhënieve me eliminimin e gabimeve të mundshme, ministri Al Thani tha se "Përpara se të paraqitej lista e kërkesave fillimisht duhet të diskutohen në tryezë pretendimet e paraqitura si arsye për ndërprerjen e marrëdhënieve dhe duhet të hetohet mirë nga të gjitha palët burimet e atyre pretendimeve. Më pas mendojmë se me pjesëmarrjen e të gjitha palëve duhet të arrihet një konsensus mbi tekstin i cili do të çojë në një zgjidhje të përbashkët për daljen nga kriza e jetuar".

Më tej Al Thani ka shtuar se pikat e kërkesës duhet të jenë të përshtatshme dhe të zbatueshme, në të kundërtën është e pamundur pranimi i kërkesave.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Bahrejni dhe Jemeni, më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike me Katarin, të cilat e akuzojnë për destabilizim të rajonit, ku Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni mbyllën hapësirën ajrore dhe urdhëruan diplomatët e Katarit të largohen nga vendi brenda 48 orëve. 

Ndërsa në anën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson bëri të ditur nisjen e hetimeve "në mënyrë të kujdesshme" të kërkesave të paraqitura ndaj tij nga ana e Katarit dhe potencoi se "do të jetë shumë vështirë që Katari të përmbushë disa nga pikat" ndërsa tërhoqi vëmendjen se palët duhet të jenë në dialog për zgjidhje.



Lajme të ngjashme