Organizata dhe personalitete të ndryshme reagojnë në mbështetje të Katarit

Kushtet e katër vendeve që zbatojnë bllokadë ndaj Katarit për të hequr këtë pengesë janë ndeshur me kritikat e organizatave të ndryshme ndërkombëtare si dhe me vetë reagimet e katarasve.

Organizata dhe personalitete të ndryshme reagojnë në mbështetje të Katarit

Kushtet e katër vendeve që zbatojnë bllokadë ndaj Katarit për të hequr këtë pengesë janë ndeshur me kritikat e organizatave të ndryshme ndërkombëtare si dhe me vetë reagimet e katarasve.  

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch-HRW) bëhet e ditur se “Kërkesa e aleatëve (kundër Katarit) për të mbyllur institucionin mediatik Al Jazeera nuk është një dënim vetëm për Katarin por është lënia në mungesë të një burimi të rëndësishëm mediatik që mban cilësinë e dënimit edhe ndaj qindra arabëve”.

Edhe në deklaratën me shkrim të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) theksohet se mbyllja e Al Jazeera-s do të ndikojë lirinë e të shprehurit në botë.

“Al Jazeera është burim informacioni për qytetarët në Lindje të Mesme dhe në rajone të tjera” shkruhet në deklaratë.

Ndërsa Mendimtari Kataras Ali el-Heyl, në një program të televizionit shtetëror francez, France 24 në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Katar, duke iu referuar kërkesës për tërheqjen e trupave turke nga Katari, tha se kjo është një ndërhyrje në “marrëdhëniet strategjike” Ankara-Doha.

Gazetari kataras, Cabir el-Haremi në një postim në median sociale, tha se qëllimi i kërkesave në fjalë është tutelë ndaj “vullnetit kombëtar” dhe nëse kjo pranohet nga Katari do ti vijë radha edhe vendeve të tjera.

Ai reagoi edhe kundër dënimit të Emirateve të Bashkuara Arabe me 15 vjet heqje lirie të atyre që tregojnë solidaritet me Katarin si dhe kritikoi kërkesën për mbylljen e Al Jezeera.  



Lajme të ngjashme