Mbi 122 të vdekur pas shpërthimit të një kamioni cisternë me naftë në Pakistan

Një kamion cisternë që transportonte naftë ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët sot në mëngjes në qendër të Pakistanit duke shkaktuar të paktën 122 persona të vdekur dhe plagosur qindra të tjerë, sipas një zyrtari lokal.

759295

“Të paktën 122 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën pasi një kamion cisternë që transportonte naftë ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët “, deklaroi një zyrtar i autoriteteve lokale, Rana Mohammad Saleem Afzal për televizionin publik.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes pranë qytetit Ahmedpur East, rreth 670 kilometra në jug të kryeqytetit Islamabad.

Ushtria pakistaneze theksoi se kishte dërguar helikopterë për evakuimin e të plagosurve dhe spitalet përreth janë vendosur në gjendje alarmi.

Lajme të ngjashme