Në Arabinë Saudite policia parandalon një sulm terrorist në Mekë

Forcat saudite të sigurisë parandaluan të premten një atentat terrorist në Mekë, ku ishin mbledhur qindra mijëra besimtarë, njoftoi Ministria e Brendshme në një komunikatë.

758909

Njëmbëdhjetë persona nga të cilët pesë policë u plagosën nga shembja e një banese trekatëshe, ku ishte mbyllur një kamikaz që hodhi veten në erë me eksploziv, nënvizoi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

“Kamikazi bënte pjesë në një grup terrorist që strehohej në dy lagje të Mekës dhe në Xhedah, kryeqyteti ekonomik i vendit. Pesë anëtarë të këtij grupi bashkë me të cilët edhe një grua u arrestuan”, saktësoi komunikata.

Kamikazi i ngarkuar për kryerjen e këtij sulmi hodhi veten në erë pasi nuk pranoi t’i dorëzohej forcave të sigurisë që rrethuan ndërtesën trekatëshe.

Gjatë këtij operacioni u plagosën gjashtë shtetas të huaj dhe pesë policë.

Fjalët Kyçe: #Mekë , #Arabia Saudite , #kamikazë

Lajme të ngjashme