SHBA – Donald Trump: Nuk posedoj regjistrime të bisedave me James Comey

Presidenti amerikan, Donald Trump, theksoi të enjten se nuk posedon regjistrime të bisedave me ish-shefin e FBI-së, James Comey...

SHBA – Donald Trump: Nuk posedoj regjistrime të bisedave me James Comey

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, theksoi të enjten se nuk posedon regjistrime të bisedave me ish-shefin e FBI-së, James Comey.

“Nuk e di nëse ekzistojnë filmime apo regjistrime të bisedave të mia me James Comey, por nuk kam bërë dhe nuk kam regjistrime të tilla”, shkruan Trump në profilin e tij “Twitter”.

Disa ditë pasi shkarkoi Comey-n, më 9 maj, presidenti amerikan kishte përmendur mundësinë e regjistrimeve të bisedave të tij me këtë të fundit.

“James Comey bën mirë të shpresojë që të mos ekzistojnë regjistrime të bisedave tona para se t’i japë informacione medias!”, kishte kërcënuar Trump me një mesazh në “Twitter”, kur filloi hetimi i Comey-t nga Kongresi i SHBA-së.

James Comey u mor në pyetje nga Kongresi amerikan në një seancë dëgjimore në lidhje me hetimet e tij mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe për arsyet e shkarkimit të tij si shef i FBI-së.



Lajme të ngjashme