Angli – Agresori i Finsbury Park akuzohet për terrorizëm

Autori i sulmit kundër besimtarëve myslimanë që dilnin nga namazi i teravive në xhaminë e Finsbury Park, Darren Osborne do të gjykohet për “vrasje të lidhur me terrorizmin" dhe “tentativë për vrasje”, njofton policia londineze.

Angli – Agresori i Finsbury Park akuzohet për terrorizëm

Agresori Darren Osborne, i cili përplasi furgonin që drejtonte me qytetarët që ishin duke dalë nga namazi i teravisë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, do të gjykohet për veprat penale “vrasje të lidhur me terrorizmin” dhe “tentativë për vrasje”.

Në një njoftim të policisë së Londrës thuhet se përgjegjësi i sulmit, Osborne, sot do të dalë përpara trupit gjykues në Gjykatën Penale të Westminsterit në Londër dhe do të përballet me akuzat për “vrasje të lidhur me terrorizëm” dhe për “tentativë për vrasje”.

Të dielën në mbrëmje agresori britanik 47-vjeçar me emrin Darren Osborne përplasi automjetin që kishte marrë me qira me qytetarët myslimanë, të cilit po dilnin nga namazi i teravisë në lagjen Finsbury Park, në veri të Londrës. Nga kjo ngjarje gjeti vdekjen 51-vjeçarit Makram Ali dhe u plagosën dhjetë persona të tjerë.

Familja e agresorit në deklaratën e saj ka theksuar se ai nuk ka qenë racist, kurse policia kishte njoftuar se do të hetohet edhe shëndeti i tij mendor.

Megjithatë, gazeta britanike "The Times" kishte shkruar se një javë më parë agresori kishte sulmuar për motive racore një fëmijë në qytetin Pentwyn në jug të Uellsit.

Edhe dëshmitarët okularë kanë treguar se gjatë sulmit në Finsbury Park, autori i sulmit Osborne ka bërtitur duke thënë: "Do t'i vras myslimanët".



Lajme të ngjashme