Tillerson: Mbështesim ndërmjetësimin kuvajtian për zgjidhjen e krizës së Katarit

Tillerson theksoi se Arabia Saudite dhe aleatët, Emiratet e Bashkuara, Bahreini dhe Egjipti kishin përgatitur një listë kërkesash për Katarin për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën diplomatike në vendet e Gjirit.

Tillerson: Mbështesim ndërmjetësimin kuvajtian për zgjidhjen e krizës së Katarit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson theksoi se Arabia Saudite dhe aleatët, Emiratet e Bashkuara, Bahreini dhe Egjipti kishin përgatitur një listë kërkesash për Katarin për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën diplomatike në vendet e Gjirit.

“Ne shpresojmë se lista e kërkesave do t’i paraqitet menjëherë Katarit dhe do jetë e arsyeshme dhe e realizueshme. Ne mbështesim ndërmjetësimin kuvajtian dhe shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet”, deklaroi Rex Tillerson, cituar në një komunikatë.



Lajme të ngjashme