Arabia Saudite ndaloi 3 ushtarë iranianë

Arabia Saudite ka deklaruar se ka arrestuar tre pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit.

756354
Arabia Saudite ndaloi 3 ushtarë iranianë

Pas krizës së Katarit nga Arabia Saudite erdhi një hap tjetër që do të ngritë edhe më shumë tensionin në rajon.

Arabia Saudite ka deklaruar se ka arrestuar tre pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit.

Pretendohet se ushtarët iranian kanë qenë në tentativë për sulm me barkë të ngarkuar me bombë ndaj platformës në fushën e naftës Al Marxhan në ujërat territorial të saj. 

Ngjarja ndodhi të premten e kaluar në orët e natës thuhet në njoftimin nga Qendra e Komunikimit Ndërkombëtar e Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit, ndërsa Irani përgënjeshtron pretendimet për arrestimin e 3 ushtarëve të tij.



Lajme të ngjashme