Netanjahu merr masa të larta sigurie në Jerusalem pas ngjarjeve të përjetuara ditët e fundit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu për shkak të ngjarjeve në tokat e pushtuara të Jerusalemit Lindor ku u vranë 3 palestinezë dhe një police izraelite, Portën e Damaskut në Mesxhidi Aksa e shpalli zonë sigurie.

Sipas lajmit të gazetës me qendër në Izrael, Yedioth Ahranoth, në konferencën për shtyp të zhvilluar në mbrëmje, Netanjahu gjithashtu tha se ka dhënë direktivën për rritjen e numrit të ushtarëve izraelitë dhe masave të sigurisë në Jerusalem.

Ndërkaq pas vrasjes së tre palestinezëve duke parashtruar se tentuan të sulmojnë ushtarët izraelitë në Jerusalem, qindra palestinezëve iu anulua leja dhe u dërguan mbrapsht në Bregun Perëndimor, që gjendet i pushtuar.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite duke i hipur palestinezët nëpër automjete i dërguan në territoret e Bregut Perëndimor dhe pas kontrollit të letrave të identitetit në pikat ushtarake ndërmjet Jerusalemit dhe Bregut Perëndimorë kalua në qytetet palestineze.

Lajme të ngjashme