Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

7 marinarë amerikanë të zhdukur pas aksidentit detar në Japoni

Rojat bregdetare japoneze filluan kërkimet për shtatë marinarët amerikanë të zhdukur pas përplasjes, gjatë mesnatës, mes një destrojeri të marinës amerikane dhe një anijeje tregtare filipinase.

Aksidenti që përfshiu “USS Fitzgerald” dhe “ACX Crystal” ndodhi në orën lokale 02:30, ndërkohë që destrojeri operonte rreth 56 milje detare në jugperëndim të qytetit japonez të Jokosukas, kishte theksuar më herët flota amerikane e Paqësorit.

“Në momentin e aksidentit komandanti i ‘Fitzgerald’, Bryce Benson u plagos si dhe dy marinarë të tjerë”, theksoi marina amerikane në një komunikatë.

“Dy marinarë të tjerë dhe një oficer i komandës u evakuan drejt spitalit ushtarak të Jokosukas për plagët e marra”, vijon komunikata që konfirmon se shtatë marinarë rezultojnë të zhdukur dhe se rojat bregdetare japoneze po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tyre.

Lajme të ngjashme