Britania e Madhe u bën thirrje vendeve të Gjirit për tejkalimin e krizës

Në deklaratën nga Kryeministria e Britanisë bëhet e ditur se Kryeministrja Theresa May ka zhvilluar biseda të veçanta telefonike me liderët e Arabisë Saudite, Bahreinit dhe Katarit.

Britania e Madhe u bën thirrje vendeve të Gjirit për tejkalimin e krizës

Britania e Madhe u ka bërë thirrje Arabisë Saudite, Bahrejnit dhe Katarit të hedhin hapa në drejtim të tejkalimit të tensioneve që shkaktuan ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike të disa shteteve arabe me Katarin.

Në deklaratën nga Kryeministria e Britanisë bëhet e ditur se Kryeministrja Theresa May ka zhvilluar biseda të veçanta telefonike me liderët e Arabisë Saudite, Bahreinit dhe Katarit.

Siç njoftohet në deklaratë gjatë bisedave telefonike të kryeministres May, vëmendja është tërhequr mbi krizën në rajon dhe mbi izolimin e Katarit në rajonin e Gjirit, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha palëve që sa më parë t'i jepet fund kësaj gjendjeje, të fillojnë një dialog kuptimplotë dhe në rastin e parë të mundshëm të rivendoset uniteti i Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim.

May gjithashtu bëri të ditur se Katari duhet të vazhdoj me progresin e deritanishëm të arritur së bashku me aleatët e saj të Gjirit në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit.



Lajme të ngjashme