Rritet në 31 numri i viktimave në sulmin me autobombë në Mogadisho

Muhammed Husejin nga policia somaleze tha se numri i të vdekurve në sulmin kamikaz të kryer nga organizata terroriste al-Shabab me autobombë në një piceri të kryeqytetit është rritur në 31.

Rritet në 31 numri i viktimave në sulmin me autobombë në Mogadisho

Është rritur në 31 numri i viktimave në sulmin kamikaz me autobombë në një piceri të kryeqytetit somalez, Mogadisho.

Zyrtari i policisë, Muhammed Husejin tha se në sulmin vetëvrasës të kryer të enjten nga organizata terroriste al-Shabab në një restorant të kryeqytetit Mogadisho janë plagosur të paktën 40 vetë, të cilët janë shtruar në spitale të ndryshme. 

Në një deklaratë që kishte bërë sot në mëngjes, Husejin kishte njoftuar vrasjen e pjesëtarëve të al-Shababit që kishin kryer sulmin në fjalë.



Lajme të ngjashme