Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BE-ja filloi procedurat për shkelje ndaj tre anëtarëve të saj

Ekzekutivi evropian, garant për aplikimin e të drejtës evropiane në BE, do të publikojë listën mujore të procedurave për shkeljet.

BE-ja filloi procedurat për shkelje ndaj tre anëtarëve të saj

Bashkimi Evropian ka filluar një procedurë për shkelje kundër Polonisë, Hungarisë dhe Çekisë, vende këto që refuzuan të marrin pjesë në një program evropian për shpërndarjen e azilkërkuesve nga Italia dhe Greqia, sipas diplomatëve.

Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos, do të zhvillojë një konferencë shtypi sot pasdite.

Të njëjtën ditën, ekzekutivi evropian, garant për aplikimin e të drejtës evropiane në BE, do të publikojë listën mujore të procedurave për shkeljet.

Në deklaratën e bërë nga Komisioni Evropian u tha se vendeve të BE-së si Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia vazhdimisht u është bërë thirrje për të pranuar refugjatë ose të paktën për të dhënë premtime në këtë drejtim, mirëpo krahas të gjitha thirrjeve të bëra 3 vendet në fjalë kanë bërë shkeljen e përgjegjësive që lindin drejtpërdrejt nga vendimet e Këshillit të Evropian dhe nuk pranuan azilkërkues.   

Përballë fluksit të jashtëzakonshëm të azilkërkuesve në Itali dhe në Greqi, në krizën më të rëndë të emigracionit të vitit 2015, vendet e BE-së ranë dakord për shpërndarjen e 160.000 personave në dy vjet nga Italia dhe Greqia drejt pjesës tjetër të BE-së.



Lajme të ngjashme