Takim Merkel-Sisi, bisedohet për krizën e Katarit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pritur në një takim Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah Sisi.

Takim Merkel-Sisi, bisedohet për krizën e Katarit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pritur në një takim Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah Sisi.

Sipas deklaratës së bërë me shkrim nga Presidenca e Egjiptit thuhet se në takimin e zhvilluar në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë krahas çështjes së luftës kundër terrorit u bisedua edhe në lidhje me migrimin e jashtëligjshëm, krizën diplomatike të jetuar mes Katarit dhe disa vendeve të Gjirit dhe për gjetjen e zgjidhjes politike krizave tjera që jetohen në rajon me në krye atë të Libisë.  

Duke lavdëruar marrëdhëniet dypalëshe me Egjiptin, Merkel tha se Berlini zyrtar do të vazhdojë t'i ofroj përkrahje reformave ekonomike të Egjiptit.

Ndërkaq Sisi, në takim ka theksuar dëshirën e tij për të rivendosur sigurinë në të gjithë Egjiptin, dhe të kontribuojë në zgjidhjen paqësore të krizës në Siri dhe Libi ndërsa shtoi se është i nevojshëm ashpërsimi i sanksioneve kundër vendeve që nxisin dhe financojnë terrorizmin, i cili paraqet një kërcënim për paqen globale.



Lajme të ngjashme