SHBA – Një gjykatë konfirmon pezullimin e dekretit antiemigracion të Presidentit Trump

Gjykata e Apelit të San-Franciskos konfirmoi të hënën pezullimin e dekretit antiemigracion të Presidentit amerikan, Donald Trump, duke shkaktuar një pengesë tjetër për kreun e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me këtë masë shumë të kundërshtuar...

SHBA – Një gjykatë konfirmon pezullimin e dekretit antiemigracion të Presidentit Trump

Gjykata e Apelit të San-Franciskos konfirmoi të hënën pezullimin e dekretit antiemigracion të Presidentit amerikan, Donald Trump, duke shkaktuar një pengesë tjetër për kreun e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me këtë masë shumë të kundërshtuar, akuzuar për diskriminim të myslimanëve.

Gjykata e Apelit anuloi një pjesë të vendimit të gjykatës së instancës së parë dhe njoftoi se është e drejtë e qeverisë nëse e rishikon dhe ashpërson praktikat e shqyrtimit të çështjeve të emigracionit.

“Imigracioni, ashtu dhe për presidentin, nuk është një shfaqje që luhet nga një person i vetëm”, theksoi Gjykata e Apelit duke shtuar se presidenti duke miratuar këtë dekret ka shkelur perimetrin e autoritetit, që i është dhënë nga Kongresi.

“Ne konfirmojmë urdhrin që bllokon një dekret presidencial, që ndalon hyrjen në SHBA të shtetasve nga gjashtë vende për 90 ditë”, shkruan Gjykata e Apelit të San-Franciskos.

“Gjykata e instancës së parë nuk ka abuzuar me pushtetin e saj duke vendosur një pezullim paraprak kombëtar”, shtoi Gjykata e Apelit.

Në fund të muajit janar, versioni i parë i këtij dekreti, nëpërmjet të cilit Donald Trump kërkoi mbylljen e përkohshme të kufijve amerikanë për të gjithë refugjatët dhe qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane (Iran, Libi, Siri, Somali, Sudan, Irak dhe Jemen) shkaktoi një valë tronditjeje në botë dhe një kaos në aeroportet amerikane.



Lajme të ngjashme