BE-ja nis procedurat kundër Varshavës, Budapestit dhe Pragës për shpërndarjen e emigrantëve

Bashkimi Evropian do të nisë të mërkurën një procedurë për shkelje kundër Polonisë, Hungarisë dhe Çekisë, vende që kanë refuzuar të marrin pjesë në një program evropian për shpërndarjen e azilkërkuesve që nga Italia dhe Greqia, sipas diplomatëve...

BE-ja nis procedurat kundër Varshavës, Budapestit dhe Pragës për shpërndarjen e emigrantëve

Bashkimi Evropian do të nisë të mërkurën një procedurë për shkelje kundër Polonisë, Hungarisë dhe Çekisë, vende që kanë refuzuar të marrin pjesë në një program evropian për shpërndarjen e azilkërkuesve që nga Italia dhe Greqia, sipas diplomatëve.

“Ne presim që procedura për shkelje të nisë të mërkurën”, deklaroi një diplomat.

“Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke janë të përfshira në këtë procedurë”, shtoi një burim tjetër diplomatik.

“Vendimi politik do të merret të mërkurën gjatë takimit të përjavshëm të komisionerëve evropianë, të mbajtur në Strasburg në kuadër të një takimit të Parlamentit Evropian”, theksoi një burim i tretë diploamtik evropian.

Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos, do të zhvillojë një konferencë shtypi të mërkurën pasdite.

Të njëjtën ditën, ekzekutivi evropian, garant për aplikimin e të drejtës evropiane në BE, do të publikojë listën mujore të procedurave për shkeljet.

Përballë fluksit të jashtëzakonshëm të azilkërkuesve në Itali dhe në Greqi, në krizën më të rëndë të emigracionit të vitit 2015, vendet e BE-së ranë dakord për shpërndarjen e 160.000 personave në dy vjet nga Italia dhe Greqia drejt pjesës tjetër të BE-së.



Lajme të ngjashme