Sheiku i Kuvajtit: Kriza do të zgjidhet patjetër mes vëllezërve të Gjirit dhe Katarit

Omani dhe Kuvajti nuk i kanë ndërprerë marrëdhëniet me Katarin.

Sheiku i Kuvajtit: Kriza do të zgjidhet patjetër mes vëllezërve të Gjirit dhe Katarit

Ministri kuvajtian i Punëve të Jashtme njoftoi se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të zgjidhur krizën rreth Katarit që është gati, sipas tij, që t’i bashkohet përpjekjeve për të rritur sigurinë në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (CCG).

“Shteti i Kuvajtit thekson në zgjidhjen e pashmangshme të konfliktit në kuadër të Gjirit dhe nëpërmjet dialogut mes vëllezërve”, deklaroi sheiku Sabah al Khaled Al Sabah, i cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve KUNA.

Emiri i Kuvajtit, sheiku Sabah al Khaled Al Sabah, ka filluar bisedimet menjëherë pasi Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë të hënën marrëdhëniet diplomatike me Katarin duke e akuzuar se “mbështet terrorizmin”.

Omani dhe Kuvajti nuk i kanë ndërprerë marrëdhëniet me Katarin.



Lajme të ngjashme