Arabia Saudite kërkon mbledhjen e librave të Kardavit nga shkollat dhe libraritë

Agjencia turke AA bën të ditur se Ministria e Arsimit e Arabisë Saudite ka dhënë udhëzimin për mbledhjen e menjëhershme të librave të dijetarit nga Egjipti dhe kreut të Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Jusuf el Kardavi.

Arabia Saudite kërkon mbledhjen e librave të Kardavit nga shkollat dhe libraritë

Në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë e cila mban nënshkrimin e ministrit Ahmed bin Muhammed theksohet se është e nevojshme që "menjëherë" të largohen nga shkollat, universitetet dhe bibliotekat të gjitha librat e Kardavit.

Të hënën, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni, Egjipti dhe Jemeni njoftuan për ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve diplomatike me Katarin duke e akuzuar atë për "mbështetje të terrorizmit".

Më pas, përmes një deklarate të përbashkët, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti futën në "listën e terrorizmit" 59 njerëz dhe 12 organizata bamirëse që mbështeten nga Katari, përfshirë edhe Jusuf el Kardavin, duke i akuzuar ato për "lidhje me terrorizmin".



Lajme të ngjashme