Siri – 14 civilë të vdekur në sulmet e koalicionit

Si pasojë e sulmit të 3-të ajror të koalicionit ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kryer të enjten në Siri, kanë vdekur 14 civilë.

Siri – 14 civilë të vdekur në sulmet e koalicionit

Siç raportojnë burimet vendore në Raka, avionët e koalicionit kanë kryer 20 sulme ajrore me bomba të mbushura me fosfor të bardhë në lagjen Meshleb, që ndodhet në perëndim të qendrës së Rakës.

Kurse PYD, zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, e cila merr pjesë në operacionet tokësore që zhvillohen nën emrin “Forcat Demokratike të Sirisë” dhe që veprojnë nën ombrellën ajrore të koalicionit, për dy ditë vazhdojnë të rrahin me zjarr artilerie qendrën e provincës.

Organizata terroriste PYD ka marrë kontrollin e një pjese të madhe të zonës së njësisë së 17-të, që ndodhet në veri të qytetit, duke e rrethuar kështu Rakën nga veriu, veriperëndimi dhe verilindja.

Konventa e Armëve Konvencionale (1980) ndalon përdorimin e bombave me fosfor kundër civilëve, për shkak të fuqisë shumë të lartë shkatërruese që kanë. Këto bomba janë përdorur në operacionet e fundit ajrore të koalicionit (ndërkombëtar kundër DAESH-it).

Banorët civilë të Rakës, e cila po përballet me sulme nga ajri dhe toka, strehohen në pjesën malore që ndodhet në veri të qytetit.

Vetëm se organizata (PYD) civilët, të cilët terroristët (DAESH) nuk i lejojnë të hyjnë në qendër të Rakës, i mban në të ashtuquajtur kampe në zonat e pabanuara jashtë qytetit.

Civilët mbahen me forcë në një terren të thyer shkëmbor, ku nuk sigurohet strehim dhe ushqim. Kurse ata që duan të dalin nga të ashtuquajtura kampe detyrohen të paguajnë ryshfet.

Një civil, që nuk do ta japë emrin, nga kampi “Recim Silibi” në zonën rurale në jug të provincës Haseki, thotë se “organizata terroriste PYD merr 200 mijë lira siriane (rreth 385 dollarë) për çdo person që kërkon të largohet nga kampi, përndryshe nuk të jep fletëdalje.

“Nuk na lënë të dalim jashtë (nga kampi) qoftë edhe për të kërkuar bukë. Shumica e civilëve që mbahen në kampe janë gra dhe fëmijë”, sqaron refugjati sirian.



Lajme të ngjashme