Irak – 50 të vdekur në 2 sulme kamikazë të DAESH-it

Më shumë 50 vetë kanë gjetur vdekjen në sulmet e sotme vetëvrasëse në jug të Bagdadit dhe Qerbela.

749514
Irak – 50 të vdekur në 2 sulme kamikazë të DAESH-it

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme sulmi i parë ndodhi nga shpërthimi i bombave që kamikaze kishte fshehur poshtë burkës së saj duke u përzier brenda njerëzve në një treg në Qerbela.

Ky shpërthim shkaktoi 30 të vdekur e 35 të plagosur.

Kurse sulmi i dytë ndodhi në një treg në qytezën Musayyib, 60 km në jug të Bagdadit.

Edhe në këtë sulm kamikaz humbën jetë mbi 20 persona.

Autorësinë e sulmeve e ka pranuar organizata terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme