Koreja e Veriut sfidon përsëri ndërkombëtarët, teston një sërë raketash tokë-det

Koreja e Veriut lëshoi të enjten një sërë raketash tokë-det, një demonstrim tjetër i vullnetit të saj për të avancuar drejt dhe kundër të gjithëve rrugës së programeve të armatimit...

Koreja e Veriut sfidon përsëri ndërkombëtarët, teston një sërë raketash tokë-det

Koreja e Veriut lëshoi të enjten një sërë raketash tokë-det, një demonstrim tjetër i vullnetit të saj për të avancuar drejt dhe kundër të gjithëve rrugës së programeve të armatimit.

Ky test është realizuar të paktën një javë pas një ashpërsimi të sanksioneve ndërkombëtare shtesë kundër Phenianit dhe në kundërpërgjigje të raketave të fundit balistike.

“Koreja e Veriut ka lëshuar sot në mëngjes disa raketa të paidentifikuara, dyshuar si raketa tokë-det jo shumë larg Wonsan, qytet bregdetar në lindje të vendit”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

“Testimi i kësaj rakete me rreze të shkurtër veprimi nuk duket se është kryer në shkelje të rezolutave të OKB-së”, sipas një zëdhënësi të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë koreanojugore.

Sipas tij, raketat kanë përshkuar rreth 200 kilometra në një lartësi prej 2 kilometrash para rënies në Detin e Japonisë.

Bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka aktivizuar sistemet e tyre të mbrojtjes kundërraketore menjëherë pas testit të Phenianit me raketa tokë-det.

Raketat e lëshuara të enjten shënojnë testin e 10-të të Koresë Veriore brenda vitit 2017.



Lajme të ngjashme