Mauritania ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Katarin

Sipas lajmit që përcjell Agjencia zyrtare e Lajmeve e Mauritanisë (AMI) thuhet se marrëdhëniet diplomatike janë ndërprerë për shkak të insistimit të Katarit në vazhdimin e politikave aktuale.

747317
Mauritania ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Katarin

Mauritanija iu bashkëngjit vendeve të cilat ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Sipas lajmit që përcjell Agjencia zyrtare e Lajmeve e Mauritanisë (AMI) thuhet se marrëdhëniet diplomatike janë ndërprerë për shkak të insistimit të Katarit në vazhdimin e politikave aktuale.

Në deklaratën e bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme thuhet se Republika Islamike e Mauritanisë çdoherë ka shfaqur një qëndrim të fortë në çështjen e mbrojtjes së interesave të arabëve.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Katari erdhi në kundërshtim me parimet e arabëve, tentoi të përhapë destabilitet dhe trazira në vendet arabe dhe u bë shkaktar i krizave humanitare.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni, Libia dhe Maldivet ditë më parë kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe i kanë mbyllur kufijtë detare dhe ajrore me këtë vend.

Ndërkaq diplomatëve të Katarit u dha kohë 48 orë për tu larguar nga vendi, ndërsa shtetasve të Katarit 14 ditë. Roli i Katarit në koalicionin ndërkombëtar kundër huthive në Jemen i udhëhequr nga Arabia Saudite mori fund.

Ndërkohë Jordania mori vendim për të ulur nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Katarin dhe të mbyllë zyrat vendore të kanalit televiziv “Al Jazeera”.

Edhe Linjat Ajrore Mbretërore të Marokut njoftuan për ndalimin e fluturimeve nga vendet që ndërprenë marrëdhëniet me Katarin me ndalim në Doha.



Lajme të ngjashme