DAESH merr përsipër përgjegjësinë e sulmit në Iran, neutralizohen sulmuesit

Agjencia e Lajmeve “Tasnim” njoftoi se në sulm kanë humbur jetën 7 persona dhe janë marr peng 4 të tjerë.

747579
DAESH merr përsipër përgjegjësinë e sulmit në Iran, neutralizohen sulmuesit

Përgjegjësinë për sulmet e njëkohshme të armatosura që kanë ndodhur në godinën e Parlamentit të Iranit dhe në tyrben e liderit revolucionar Ajetullah Homeini e mori përsipër organizata terroriste DAESH.  

Agjencia e Lajmeve “Tasnim” njoftoi se në sulm kanë humbur jetën 7 persona ndërsa janë neutralizuar edhe 4 terroristët.

Në lajmet e mëhershme që përcollën mediat iraniane thuhej se në sulm ka humbur jetën një roje dhe se janë plagosur 7 persona.

Mediat iraniane njoftojnë se 4 sulmuesit tentuan të hyjnë në godinën e Parlamentit me armë automatike të tipit Kalashnikov dhe me këtë rast kanë hapur zjarr ndaj rojeve dhe kalimtarëve.

Ndërkaq sulmi i dytë ndodhi në tyrben e Ajetullah Homeinit, që është edhe simboli i revolucionit të Iranit. Bëhet e ditur se gjatë sulmit fillimisht një persona ka shtënë përreth me armë zjarri pastaj e hodhi veten në erë. 

Në këtë sulm u plagosën 5 persona, ndërsa Agjencia e lajmeve “Mehr” bën të ditur se agresori ka qenë një grua.

Ndërsa sulmi i tretë që mbeti në tentativë, është parandaluar nga ana e burimeve të shërbimit informativ dhe të sigurisë.

Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve të transportit publik.



Lajme të ngjashme