Izrael: Zhvillimet në Katar, shans për bashkëpunimin e Izraelit me vendet arabe kundër terrorit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman pas krizës ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe tha kjo i ofron atyre një rast të madh për të bashkëpunuar me vendet arabe në luftën kundër terrorit.

Izrael: Zhvillimet në Katar, shans për bashkëpunimin e Izraelit me vendet arabe kundër terrorit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman pas krizës ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe tha se kjo i ofron atyre një rast të madh për të bashkëpunuar me vendet arabe në luftën kundër terrorit.

“Vendet që kanë prerë marrëdhëniet me Katarin për shkak të frikës së terrorit i ofrojnë një shans të madh Izraelit për të bërë bashkëpunim me vendet arabe në luftën kundër terrorit. Kjo gjendje është një rast për bashkëpunim” tha Liberman.   

Ai bëri të ditur se Izraeli është i hapur (gatshëm) për bashkëpunim me vendet arabe që kanë prerë marrëdhëniet me Katarin dhe shtoi: “Tani topi është në fushën e tyre (vendeve arabe)”.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni, Libia dhe Maldivet prenë dje të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe mbyllën hapësirën e tyre detare dhe ajrore për këtë vend.

Diplomatët e Katarit duhet të largohen nga këto vende brenda 48 orëve, po ashtu edhe qytetarët e Katarit duhet të largohen brenda 14 ditëve.

Gjithashtu u bë e ditur se mori fund edhe roli i Katarit në Koalicionin Ndërkombëtar që është krijuar nën udhëheqjen e Arabisë Saudite kundër Huthive në Jemen.



Lajme të ngjashme