Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Reagimet ndaj vendimit të Trump për ambasadën në Tel-Aviv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, për momentin ka hequr dorë nga zhvendosja e ambasadës nga Tel-Avivi në Jerusalem.

trump.jpg
ambargolu 19))abd başkanı trump filistin'de.jpg
trump-rivlin görüşmesi.jpg

Trump nënshkroi të enjten një klauzolë të veçantë për qëndrimin e ambasadës në Tel-Aviv, por këmbënguli në atë se ky akt nuk ishte një anulim, por vetëm një shtyrje në kohë.

Shtëpia e Bardhë si justifikim ka treguar sigurinë kombëtare dhe ka njoftuar se zhvendosja është shtyrë për gjashtë muaj të tjerë.

Transferimi i ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jerusalem është një nga premtimet zgjedhore të Donald Trump.

Mësohet se Trump hoqi dorë nga ky vendim pas brifingut që i dhanë atij Departamenti i Mbrojtjes (Pentagoni), Departamenti i Shtetit dhe agjencitë e inteligjencës.

Ndërkaq vendimi i Trump është mirëpritur nga pala palestineze, kurse ajo izraelite ka reaguar.

Zëdhënësi i shtetit palestinez, Nabil Abu Rudayne në një komunikatë për mediat tha:

"Vendimi tregon seriozitetin e administratës amerikane lidhur me përpjekjet e saj për të ndërtuar ura paqeje dhe besimi, veçanërisht pas samitit të Riadit dhe takimit që Kryetari i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abas pati me Trump".

“Ky vendim është një hap pozitiv dhe i rëndësishëm dhe do të forcojë shanset për paqe”, u shpreh Abu Rudayne, dhe deklaroi se vendi i tij është gati të vazhdojë të punojë me Trump dhe administratën amerikane për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ndërsa Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu tha se ata ishin të zhgënjyer (nga vendim i Trump).

"Izraeli është i zhgënjyer që ambasada nuk do të transferohet tani, por është i kënaqur nga miqësia që Presidenti Trump tregon ndaj Izraelit dhe besnikëria e tij ndaj premtimit që ka bërë për ta zhvendosur ambasadën në të ardhmen”,- thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga zyra e Netanjahut.

“Të gjitha ambasadat, duke përfshirë edhe ambasadën amerikane, duhet të jenë në Jerusalem dhe jo në Tel-Aviv. Mbajtja e ambasadave në vende të tjera jashtë kryeqytetit tonë (Jerusalem) ndihmon për të mbajtur gjatë fantazinë palestineze që shteti dhe populli hebre nuk kanë asnjë lidhje me Jerusalemin dhe kjo gjë vonon paqen”, vazhdon komunikata.

Kurse Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si një “vendim të mençur” vendimin e Trumpit për ambasadën amerikane në Tel-Aviv.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se “për OKB-në statusi i Jerusalemit është një problem thelbësor që duhet zgjidhur vetëm me konsensus politik dhe me negociata. Sekretari i Përgjithshëm shpreson se ky vendim mund të kontribuojë për të lehtësuar rifillimin e një procesi të vërtetë paqeje”.

Ligji i Ambasadave është miratuar në Kongresin Amerikan në vitin 1995 dhe parashikon transferimin e ambasadës nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Por deri më tani asnjë president nuk e ka zbatuar këtë ligj, pasi ndryshimi i vendndodhjes së ambasadës do të nënkuptonte njohjen e Jerusalemit nga administrata amerikane si kryeqytet të Izraelit.

Jerusalemi, të cilin Izraeli e pushtoi më 1967, nuk është përcaktuar nga ndonjë bashkësi ose institucion ndërkombëtar si pjesë e një shteti të caktuar.

Kurse Jerusalemi Lindor, ku ndodhet Xhamia al-Aksa, një nga vendet e shenjta të Islamit, kontrollohet nga Jordania dhe Egjipti.



Lajme të ngjashme