May: Marrëveshja për Klimën mbron brezat e ardhshëm

Në një bisedë telefonike që pati të enjten kryeministrja britanike, Theresa May i tha presidentit amerikan se Marrëveshja e Parisit për Klimën mbronte mirëqenien dhe sigurinë e gjeneratave të ardhshme.

May: Marrëveshja për Klimën mbron brezat e ardhshëm

Kryeministrja britanike, Theresa May i tha të enjten në telefon presidentit amerikan Donald Trump se Marrëveshja e Parisit për Klimën mbronte mirëqenien dhe sigurinë e gjeneratave të ardhshme, njoftoi kryeministria britanike.

“Marrëveshja e Parisit jep kuadrin botëror të duhur për të mbrojtur mirëqenien dhe sigurinë e gjeneratave të ardhshme duke garantuar aksesin ndaj energjisë për qytetarët tanë dhe kompanitë tona”, i tha May presidentit amerikan.

Donald Trump në një konferencë për median të zhvilluar të enjten në mbrëmje deklaroi se ShBA-ja tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit për Klimën duke shkaktuar njëkohësisht reagime nga e gjithë bota.

 


Lajme të ngjashme