SHBA-ja pohon se furnizon me armë terroristët e PKK/PYD-së në Siri

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi të martën në mbrëmje se i kanë dërguar armë të lehta, municione dhe mjete ushtarake fraksionit sirian PYD/YPG të organizatës separatiste terroriste PKK...

SHBA-ja pohon se furnizon me armë terroristët e PKK/PYD-së në Siri

Administrata e Uashingtonit duket e vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me organizatën separatiste terroriste PKK në luftën kundër grupit terrorist DAESH.

Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Pentagon) njoftoi të martën në mbrëmje se i kanë dërguar armë të lehta, municione dhe mjete ushtarake fraksionit sirian PYD/YPG të organizatës separatiste terroriste PKK.

“Konfirmoj që u kemi dërguar elementëve kurdë të Forcave Demokratike Siriane (SDF) armë të lehta, municione dhe mjete ushtarake”, deklaroi Majori Adrian Rankine-Galloway, një nga zëdhënësit e Pentagonit, duke refuzuar të ndajë me publikun informacione të tjera në lidhje me llojet e armëve dhe sasinë e municioneve dhe mjeteve ushtarake.

Në fillim të majit, Presidenti Donald Trump kishte urdhëruar Departamentin amerikan të Mbrojtjes që të furnizonte PYD/PKK-në me armë dhe pajisje ushtarake, në kuadër të operacionit në Raka.

Sipas një komunikate të mëhershme të Pentagonit, armët dhe pajisjet në fjalë ishin përkufizuar si mjete të blinduara, sisteme armatimesh, mjete komunikimi dhe materiale për mbështetje logjistike, të cilat korrespondojnë me armë të lehta, autoblinda dhe automjete të ngarkuara me bomba.

Ndërkaq, i dërguari special i SHBA-së në koalicionin global kundër DAESH-it, Brett McGurk, bëri me dije të martën vonë se operacioni në Raka do të fillojë së afërmi.

McGurk sqaroi se i janë afruar 2 km Rakës dhe se DAESH-i është izoluar në një sipërfaqe prej 4 km2.



Lajme të ngjashme