Karzai: DAESH-i në Afganistan është projekt amerikan

Ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai thotë se DAESH-i në Afganistan është projekt i Amerikës dhe se të gjithë anëtarët e DEASH-it janë sjellë nga jashtë vendit.

742435
Karzai: DAESH-i në Afganistan është projekt amerikan
Hamid Karzai_DEAŞ bir ABD projesidir2.jpg
Hamid Karzai_DEAŞ bir ABD projesidir4.jpg
Recep Tayyip Erdogan - Hamid Karzai.jpg

Ish-presidenti i Afganistanit Hamid Karzai, tha se prania e organizatës terroriste DEASH në vendin e tij është projekt i ShBA-ve.

Në një deklaratë për gazetarin e agjencisë turke të lajmeve, AA, Karzai pretendon se të gjithë anëtarët e DAESH-it që kryejnë akte terroriste në Afganistan janë sjellë nga jashtë vendit për disa qëllime dhe se organizata terroriste mbështetet nga ShBA-ja.

Duke mbrojtur idenë e tij se ShBA-ja nuk dëshiron përfundimin e aktiviteteve terroriste në Afganistan, dhe duke iu refereuar forcave amerikane që ndodhen në vend që prej vitit 2002 me qëllim për të luftuar kundër terrorizmit, Karzai tha se "Sikur situata të mos ishte e tillë, nuk do të rritej çdo ditë e më shumë kërcënimi nga terrorizmi pavarësisht se ShBA-ja është prezentë këtu". Karzai ka shtuar më tej se ShBA-ja përkundër pranisë ofron mbështetje për forcimin e DAESH-it në Afganistan.

Pasi ka theksuar se qëllimi themelor i DAESH-it nuk është Afganistani, por destabilizimi i vendeve të rajonit duke përdorur territorin e Afganistanit, Karzai ka shtuar se organizata terroriste në rajonet ku është efektive persekuton, masakron popullatën dhe përpiqet të eliminojë traditat afgane.

Ndër të tjera Karzai ka deklaruar se Rusia dhe Irani janë të shqetësuar për praninë e ShBA-së në Afganistan dhe më tej ka bërë këtë vlerësim: "Edhe Rusia ashtu si ShBA-ja, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera mund të jenë në kontakt me talebanët".

"ShBA-ja nga ne ka kërkuar bazë të përhershme ushtarake, dhe në këmbim premtuan dy gjëra. Së pari do të mbronin Afganistanin nga kërcënimet e jashtme si Pakistani. Dhe së dyti do të eliminonin problemet e sigurisë së brendshme të Afganistanit dhe do të zhvillonin ekonominë e vendit. Por pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë nuk zbatuan asnjërën nga premtimet e bëra. Përkundrazi sulmet e Pakistanit u rritën edhe më shumë kundrejt territoreve të Afganistanit. ShBA-ja nuk ka mundur të mbajnë premtimet e dhëna ndaj nesh dhe këtu kanë dështuar", tha Hamid Karzai duke shtuar se talebanët në vend në kohët e fundit po forcohen dhe se disa forca të huaja kanë luajtur rol të rëndësishëm në forcimin e organizatës.

"Kërkojmë tërheqjen e forcave të huaja nga vendi ynë"

Karzai ka theksuar se është i papranueshëm sulmi me "bombën më të madhe" që SHBA-të kryen muajt e kaluar në rajonin Nangarhar në lindje të vendit. Më tej ai theksoi se pas këtij sulmi ka arritur në konkluzionin se forcat e huaja në vend nuk janë në të mirë të popullit afgan dhe se për këtë arsye nuk dëshirojnë qëndrimin e tyre në Afganistan.

Karzai, gjithashtu tha se ShBA-të me këtë sulm nuk kanë respektuar popullin dhe territorin afgan dhe se janë përpjekur ta kthejnë vendin në një tabelë qitjeje.

"Pjesëmarrja e Hikmetjar në procesin e paqes do të ketë ndikim te talbanët"

Më tej duke bërë të ditur se është një lajm i mirë për popullin afgan pjesëmarrja në procesin e paqes të liderit të Partisë Hizb-i Islami, Gulbeddin Hikmetjar shpreson që pjesëmarrja e tij në procesin e paqes do të ndikojë pozitivisht ndaj talebanëve, Karzai, ka bërë thirrjen "Lëreni luftën, merrni pjesë në paqe, ky është vendi juaj, dhe të jemi së bashku të ulur në këtë mënyrë. Ta rishikojmë sërish kushtetutën e Afganistanit".

"Erdoğan lider i madh i botës islame"

Ish presidenti i Afganistanit Karzai theksoi se Turqia është miku më i mirë i Afganistanit.

"I nderuari presidenti (Recep Tayyip Erdoğan) Erdoan është mik i afërt i imi. Erdoani është një lider i madh i botës islame, respekti im për të është i pafund. Na ka ndihmuar shumë. Në vendin tonë ka bërë investime të mëdha dhe ne jemi shumë të lumtur për këto investime. Unë e dënoj ashpër tentativën e dështuar për grusht shteti natën e 15 korrikut. Jemi të lumtur që dështoi. Kjo situatë ka treguar se Erdoani gëzon një vend të madh në zemrën e popullit turk. Turqia do të përparojë drejt të ardhmes së saj. Ne jemi një vend i varfër, kemi dhimbje, mangësi për shkak të mos-arsimimit. Në ngjarjet e grusht shtetit në Turqi ishim pranë Erdoanit. Shteti turk mund ti marrë në dorëzim shkollat e FETO-s në Afganistan. Mjafton që të rinjtë tanë të marrin një arsim cilësor dhe të rritet numri i të rinjve tanë të arsimuar", tha Karzai. 



Lajme të ngjashme