Afganistan – Shpërthim në afërsi të zonës së ambasadave, shumë të vrarë dhe të plagosur

Kryeqyteti Kabul i Afganistanit është tronditur të mërkurën nga një shpërthim i fuqishëm si pasojë e një autobombe të hedhur në erë në sheshin “Zanbaq”. Bilanci aktual flet për të paktën 80 të vdekur dhe 350 të plagosur...

742929
Afganistan – Shpërthim në afërsi të zonës së ambasadave, shumë të vrarë dhe të plagosur
afganistan.jpg
afganistan_kabil_patlama.jpg
afganistan.jpg

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur të mërkurën kryeqytetin Kabul të Afganistanit si pasojë e një autobombe të hedhur në erë në sheshin “Zanbaq”.

Forca e shpërthimit ishte kaq e madhe, saqë ka dëmtuar edhe banesa të ndodhura qindra metra larg. Zyrtarët afganë flasin për të paktën 80 të vdekur dhe 350 të plagosur.

Mes viktimave të këtij sulmi tragjik, përgjegjësinë e të cilit e mori organizata terroriste DAESH, ka gjithashtu shumë gra dhe fëmijë.

Bilanci ka ardhur duke u rënduar nga ora në orë, pasi fillimisht ishte njoftuar 60 të vrarë dhe 320 të plagosur.

Shpërthimi goditi zonën Wazir Akbar Khan, ku janë të vendosura misionet e huaja diplomatike dhe zyra qeveritare, duke shkatërruar automjete e dëmtuar ndërtesat përreth.

Sipas njoftimeve të para, besohet se lënda plasëse ishte fshehur në një kamion cisternë. Një zyrtar afgan i sigurisë tha se shpërthimi ndodhi jo shumë larg ambasadave të Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Britanisë së Madhe, Iranit, Indisë dhe ndërtesës së kompanisë më të madhe të telefonisë celulare në vend.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, deklaroi se ambasada e vendit të tij ka qenë drejtpërsëdrejti në shënjestër të këtij sulmi.

Bëhet e ditur se mes viktimave të sulmit terrorist është edhe një truprojë afgane e Ambasadës së Gjermanisë.

Korrespondentët në vendngjarje flasin për skena kaotike, me qindra të plagosur dhe njerëz që dërgohen në spital. Zona e shpërthimit është rrethuar me shpejtësi nga forca të shumta policore, ndërkohë që qarkullimi rrugor është ndaluar në të gjitha akset që të çojnë në vendngjarje.

Afër zonës së shpërthimit ndodhet edhe Ambasada e Republikës së Turqisë, në të cilën – sipas burimeve diplomatike – nuk ka pasur viktima apo humbje materiale, por vetëm dëme të vogla në dritare dhe mure.

Në fillim të majit, 8 civilë humbën jetën nga sulmi kamikaz ndaj një autokolone të NATO-s, ndërkohë që ajo po kalonte pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Përgjegjësinë e sulmit të atëhershëm e mori përsipër gjithashtu organizata terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme