Irak – 30 të vdekur nga 3 sulme me bombë në Bagdad

Sulmet terroriste vazhdojnë të tronditin njëri pas tjetrit kryeqytetin e Irakut, Bagdad edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, me pasojë dhjetëra të vdekur e të plagosur.

Irak – 30 të vdekur nga 3 sulme me bombë në Bagdad
Sulmet me bomba në Bagdad
Sulmet me bomba në Bagdad

Të paktën 30 të vdekur e dhjetëra të plagosur është bilanci i deritanishëm i 3 sulmeve me bomba që kanë përgjakur kryeqytetin e Irakut, Bagdad të muajin e shenjtë të Ramazanit.

Numri i të vdekurve në 3 sulmet me bomba që kanë kryer gjatë 24 orëve të fundit u është afruar 30 vetëve.

Shpërthimi i parë ndodhi në lagjen Karrada të Bagdadit.

Terroristët pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH autobombën e shpërthyen përpara një dyqani akulloresh, të frekuentuar nga familjet pas iftarit.

Në këtë sulm gjetën vdekjen 21 persona dhe u plagosën 80 të tjerë.

Kurse sulmi i dytë ndodhi disa orë më vonë, kurse shpërthimi i tretë ndodhi në orët e para të ditës së martë.

Në të dyja këto sulme humbën jetën 8 vetë.

Si pasojë e një sulmi që organizata terroriste DAESH kishte kryer Ramazanin e kaluar në një qendër tregtare në Bagdad kishin vdekur 324 vetë.



Lajme të ngjashme