Rusi-Iran konfirmojnë vendosmërinë për zgjidhjen e krizës siriane

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Iranit, Hasan Ruhani kanë realizuar një bisedë telefonike, përmes të cilës kanë konfirmuar vendosmërinë në procesin e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara.

Rusi-Iran konfirmojnë vendosmërinë për zgjidhjen e krizës siriane

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti iranian, Hasan Ruhani, janë dakord për domosdoshmërinë e intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta në drejtim të ndalimit të luftës dhe vendosjes së paqes në Siri.

Zyra e Kremlinit për informimin e opinionit njoftoi se Putini përmes telefonit ka biseduar me homologun e tij iranian Ruhani dhe me këtë rast e ka uruar për rizgjedhjen në postin e presidentit të Iranit.

Putin dhe Ruuhani konfirmuan vendosmërinë në procesin e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral dhe zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara gjatë vizitës së marsit të Ruhanit në Rusi.

Në këtë kontekst është theksuar rëndësia e veçantë për marrëveshjen mbi tregtinë, sektorin energjetik dhe përdorimin për qëllime paqësore të energjisë bërthamore.

“Gjatë debatit për situatën në Siri, Putin dhe Ruhani shprehën pajtueshmërinë për domosdoshmërinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta në drejtim të ndalimit të luftimeve dhe vendosjen e paqes në Siri. Veçmas është e rëndësishme që të vazhdojë procesi paqësor në bazë të hartës rrugore të arritur gjatë negociatave në Astanë dhe implementimin e marrëveshjes për zonat jo-konfliktuale në Siri”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Zgjedhjet presidenciale në Iran u mbajtën më 19 maj. Me 57 për qind të votave presidenti aktual Ruhani fitoi edhe një mandat në krye të shtetit iranian.



Lajme të ngjashme