Liderët e G7-s paralajmërojnë Korenë e Veriut: Të gatshëm për të marrë masa

Drejtuesit e G7-s i cilësuan të shtunën testet bërthamore dhe raketat koreanoveriore si kërcënim i rëndë duke u shprehur të gatshëm për të marrë masa, një angazhim i përshëndetur edhe nga Japonia...

Liderët e G7-s paralajmërojnë Korenë e Veriut: Të gatshëm për të marrë masa

Drejtuesit e G7-s i cilësuan të shtunën testet bërthamore dhe raketat koreanoveriore si kërcënim i rëndë duke u shprehur të gatshëm për të marrë masa, një angazhim i përshëndetur edhe nga Japonia.

Pheniani ka kryer dy teste bërthamore vitin e kaluar dhe ka përshpejtuar programin e tij të lëshimit të raketave pavarësisht sanksioneve ekonomike të vendosura nga Kombet e Bashkuara.

Në një deklaratë për përbashkët në përfundim të samitit, në Sicili të Italisë, liderët e 7 vendeve më të pasura në botë deklaruan se Koreja e Veriut përbënte gjithnjë e më shumë një rrezik të rëndë të paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

“Koreja e Veriut duhet t’u bindet menjëherë dhe plotësisht rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të braktisë çdo program bërthamor dhe të raketave balistike në mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme”, shtuan krerët e G7-s në deklaratën e tyre.

“Ne jemi të gatshëm të ashpërsojmë masat destinuar arritjes së këtij objektivi”, theksuan kryetarët e shteteve/qeverive të G7-s (SHBA-ja, Kanadaja, Gjermania, Japonia, Britania e Madhe, Franca dhe Italia).

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, vendi i të cilit së bashku me Korenë e Jugut janë drejtpërdrejt të kërcënuar nga Koreja e Veriut, përshëndeti faktin që kjo çështje ishte konsideruar si një prej prioriteteve më të mëdha gjatë samitit.

“Kërcënimi ka arritur një nivel tjetër”, deklaroi ai për shtypin në fund të samitit duke nënvizuar se drejtuesi koreanoverior, Kim Jong-Un, kishte proceduar dy herë më shumë lëshimin e raketave në 12 muaj se babai i tij në 18 vite në pushtet.



Lajme të ngjashme