Sri-Lankë – Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, bilanci rritet në të paktën 146 të vdekur

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan edhe gjatë të dielës aksionin në përpjekje për të shpërndarë ndihma për rreth 500 mijë shtetas të Sri-Lankës, të përfshirë nga përmbytjet më të rënda në ishull që prej 10 vitesh, me pasojë të paktën 146 të vdekur...

Sri-Lankë – Përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, bilanci rritet në të paktën 146 të vdekur

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan edhe gjatë të dielës aksionin në përpjekje për të shpërndarë ndihma për rreth 500 mijë shtetas të Sri-Lankës, të përfshirë nga përmbytjet më të rënda në ishull që prej 10 vitesh, me pasojë të paktën 146 të vdekur.

Një qetësim i motit ka mundësuar uljen e nivelin të ujërave në disa zona duke hapur një dritare për dërgimin nga autoritetet të një ndihme për të pastrehët, që kanë humbur gjithçka.

Sipas zyrtarëve, shumë fshatra vazhdojnë të jenë nën ujë edhe sot.

Ekipe mjekësore janë dërguar në zonat më të prekura për të penguar shfaqjen e sëmundjeve epidemike si kolera.

Gjeneralmajor Sudantha Ranasinghe, komandant i ekipeve të kërkim-shpëtimit në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore, njoftoi se ushtarët kanë mbërritur në të gjitha vendbanimet e prekura nga përmbytjet dhe se tani nuk kanë më shpresa për të mbijetuar në mesin e personave të zhdukur në vërshime dhe rrëshqitje të tokës.

“Ne kemi ekspertizën për t’i bërë ballë kësaj lloj situate”, deklaroi nga ana e tij ministri i Shëndetësisë së Sri-Lankës, Rajitha Senaratne.

Shirat e dendura që prej të premtes kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në jug dhe perëndim të ishullit në Azinë Jugore.

Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë se reshjet do të vazhdojnë gjithashtu sot dhe përgjatë ditës së hënë.

Vend ishullor i Azisë Jugore, Sri-Lanka u bë skenë e rrëshqitjeve masive të tokës me pasojë mbi 100 të vdekur edhe gjatë majit të vitit të kaluar.



Lajme të ngjashme