Itali – Emmanuel Macron vlerëson “pragmatizmin” e Donald Trump

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e përshkroi homologun e tij amerikan, Donald Trump, si “udhëheqës pragmatist” duke u shprehur se “qëllimi i tij për përafrimin e qëndrimeve me liderët e tjerë” ishte edhe një nga sukseset e samitit të G7-s...

Itali – Emmanuel Macron vlerëson “pragmatizmin” e Donald Trump

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e përshkroi homologun e tij amerikan, Donald Trump, si “udhëheqës pragmatist” duke u shprehur se “qëllimi i tij për përafrimin e qëndrimeve me liderët e tjerë” ishte edhe një nga sukseset e samitit të 7 vendeve më të fuqishme të botës, i cili u mbyll të shtunën në qytezën e Taorminës, në ishullin italian të Sicilisë.

Në mbyllje të samitit të G7-s, Emmanuel Macron tha se shpresonte që Presidenti Trump t’i kuptojë pasojat negative, me të cilat do të përballeshin vetë kompanitë amerikane, nëse administrata e tij do të tërhiqej nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

“Mendoj se do të ishte e gabuar”, deklaroi presidenti i sapozgjedhur francez.

“Është e domosdoshme për emrin e Shteteve të Bashkuara dhe është në interes të vetë amerikanëve që Uashingtoni të vazhdojë të jetë i angazhuar ndaj marrëveshjes”, shtoi Macron.



Lajme të ngjashme