G7 i bën thirrje kompanive të internetit për më tepër mobilizim përballë terrorizmit

Liderët e G7 të mbledhur në Taormina në Sicili i bënë sot thirrje kompanive të internetit për më tepër mobilizim për të kontrolluar më së mirë përmbajtjet radikale, pas kërkesës së Britanisë së Madhe pas sulmit që shënoi 22 të vdekur.

G7 i bën thirrje kompanive të internetit për më tepër mobilizim përballë terrorizmit

Britania e Madhe përjetoi këtë javë sulmin më tragjik terrorist në historinë e saj dhe sot liderët e G7 iu bashkuan Britanisë së Madhe duke dënuar këtë akt barbar”, konfirmoi kryeministrja britanike, Theresa May për median, pak pas nënshkrimit të këtij teksti.

Në këtë deklaratë, G7 i bënë thirrje ofruesve të internetit dhe rrjeteve sociale për të rritur në mënyrë të konsiderueshme përpjekjet e tyre për të zgjidhur problemin e mesazheve me përmbajtje terroriste.

Ky tekst u nënshkrua nga liderët e shtatë vendeve më të pasura të planetit (SHBA, Japoni, Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Kanada dhe Itali).



Lajme të ngjashme