Tusk: Trump është i ndjeshëm ndaj Rusisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u shpreh se ai vetë është më pak i ndjeshëm për Rusinë në krahasim me presidentin amerikan, Donald Trump.

Tusk: Trump është i ndjeshëm ndaj Rusisë
Taormina G7 zirvesi.jpg

“Ndoshta jam më pak optimist për planet dhe qëllimet e presidentit Putin, ndoshta më pak i ndjeshëm”, deklaroi Tusk para samitit të G7-ës në Itali.

“Por, pavarësisht ndjesive të ndryshme ndaj Kremlinit, BE-ja dhe SHBA-ja vazhdojnë të bien dakord se sanksionet kundër Rusisë për krizën ukrainase duhet të mbahen”, tha Tusk.

Këtë deklaratë Tusk e bëri një ditë pasi ai dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker u takuan me Trump në Bruksel.



Lajme të ngjashme