ShBA - Myslimanët paraqesin një ankesë për ndalimin e ndërtimit të xhamisë

Kryetari i Komunitetit Myslimanë në Bayonne, Abdul Hameed Butt, ka thënë se për të penguar hapjen e kësaj xhamie kanë nxjerrë probleme false të projektit.

ShBA - Myslimanët paraqesin një ankesë për ndalimin e ndërtimit të xhamisë

Myslimanët në qytetin Bayonne të New Jersey në SHBA, kanë paraqitur një ankesë pranë gjykatës ndaj vendimit të autoriteteve të cilët refuzuan kërkesën për ndërtimit e një xhamie në këtë vend.

Myslimanët në këtë qytet kërkuan që të restaurojnë një depo, duke e kthyer atë në një xhami, ndërsa autoritetet kanë kundërshtuar këtë kërkesë me pretendimin se nuk ka vend për parkim dhe duke paraqitur si arsyetim trafikun e dendur rrugor.

Pas këtij vendimi aplikuesit kanë dërguar çështjen në gjykatë për diskriminim fetar pasi në qytet ndodhen 35 kisha dhe sinagoga, shumica e të cilëve nuk kanë autoparqe. Ndërkohë që për faltore të tjera nuk janë nxjerrë pretendime të tjera, ndërsa për xhaminë nuk është dhënë leje.

Në lutjen për hapjen e padisë pretendohet se ata që kundërshtuan hapjen e xhamisë, pas sulmit të terrorit më 11 shtator kanë shpërndarë fletushka për të bojkotuar furrat dhe taksitë e myslimanëve.

Kryetari i Komunitetit Myslimanë në Bayonne, Abdul Hameed Butt, ka thënë se për të penguar hapjen e kësaj xhamie kanë nxjerrë probleme false të projektit, ndërsa ka theksuar se ata nuk do të heqin dorë nga projekti.



Lajme të ngjashme