Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Dhëndri i Trump-it në fokus të hetimeve të FBI-së për lidhje me Rusinë

Sipas lajmit të publikuar në gazetën amerikane “The Washington Post”, FBI nuk ka hetuar Kushner-in për lidhjen e tij të drejtpërdrejt me Rusinë, por në kuadër të takimit të tij me ambasadorin rus në Uashington, Sergey Kislyak.

Dhëndri i Trump-it në fokus të hetimeve të FBI-së për lidhje me Rusinë

Jared Kushner, dhëndri dhe njëkohësisht këshilltari i Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, është marr nën hetim nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në lidhje me pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

Sipas lajmit të publikuar në gazetën amerikane “The Washington Post”, FBI nuk ka hetuar Kushner-in për lidhjen e tij të drejtpërdrejt me Rusinë, por në kuadër të takimit të tij me ambasadorin rus në Uashington, Sergey Kislyak.

Sipas kësaj Kushner i doli para FBI-së për takimin me ambasadorin Kislyak dhe një udhëheqësi të një banke ruse në dhjetor të vitit të kaluar.

Më pas FBI filloi me hetimet në fjalë, ndërsa përpiqet të kuptoj se a kanë ndonjë lidhje të drejtpërdrejt këto takime me hetimin në fjalë.

Trump, i cili më 10 maj pushoi nga detyra ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, po kalon ditë të vështira në lidhje me hetimet e Rusisë.



Lajme të ngjashme