Tusk dhe Trump nuk pajtohen në çështjen e Rusisë

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump i ndodhur në Bruksel për samitin e NATO-s u takua me Kryetarin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe Kryetarin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Tusk dhe Trump nuk pajtohen në çështjen e Rusisë

Kryetari i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk deklaroi se nuk kanë mendim të njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me Rusinë.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump i ndodhur në Bruksel për samitin e NATO-s u takua me Kryetarin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe Kryetarin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Pas takimit Tusk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në godinën e Këshillit Evropian.

Tusk deklaroi se gjatë takimit me Presidentin e ShBA-së kanë biseduar në lidhje me politikën e jashtme, sigurinë dhe ndryshimet klimaterike.

Duke e bërë të ditur se me Presidentin Trump arritën në marrëveshje në lidhje me çështjen e luftës kundër terrorit, Tusk tha se kanë shkëmbyer mendimet në lidhje me “ndryshimet klimaterike dhe tregtinë”.

Tusk tërhoqi vëmendjen se Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja ndajnë pikëpamje të ngjashme në lidhje me çështjen e Ukrainës, ndërsa shtoi se “Nuk mund të them që kemi mendime të njëjta në lidhje me Rusinë”.

Donald Tusk gjithashtu bëri të ditur se Presidentit të ShBA-së i theksoi “vlerat themelore Perëndimore”, ndërsa vijoi duke thënë se “I përcolla mesazhin që duhet të veprojmë ju vetëm mbi bazat e interesave, por edhe mbi vlerat botërore të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzorë”.  



Lajme të ngjashme