NATO do të bashkohet me koalicionin anti-DAESH

28 vendet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord që Aleanca e Atlantikut të Veriut duhet të marrë pjesë në koalicionin ndërkombëtar anti-DAESH.

NATO do të bashkohet me koalicionin anti-DAESH

Vendimi pritet të shpallet në Samitin e Liderëve të NATO-s që do të mbahet sot në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Sipas komenteve të bëra me këtë vendim, i cili do të merret pas sulmit të organizuar pardje nga organizata terroriste DAESH në Mançester të Anglisë dhe ku humbën jetën 22 jetë, NATO dëshiron të japë mesazhin se nuk është indiferente ndaj kërcënimeve terroriste.

Me hyrjen e NATO-s në koalicion pritet që lufta kundër organizatës terroriste DAESH të jetë më efektive.

NATO do të kontribuojë me aktivitete trajnuese dhe të inteligjencës. Gjithashtu thuhet se NATO, e cila po udhëheq luftën kundër al-Kaedës dhe Talebanit në Afganistan, mund të ndajë me koalicionin përvojën e saj në terren dhe të sigurojë mbështetje me pajime e pajisje.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një deklaratë që bëri të mërkurën theksoi se Aleanca nuk do të merrte përsipër një rol luftarak nëse ajo do t'i bashkohej koalicionit (kundër DAESH-it).

Koalicioni "anti-DAESH”, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), është krijuar në vitin 2014 me pjesëmarrjen e 68 vendeve, ku bën pjesë edhe Turqia. Koalicioni mbështet operacionet kundër organizatës terroriste në veri të Irakut dhe Sirisë. Nga NATO në këtë koalicion marrin pjesë 28 anëtarë.

 


Lajme të ngjashme