ShBA dislokon edhe trupa të saj pranë organizatës terroriste PYD/PKK në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një sasi të konsiderueshme forcash ushtarake dhe armatimi drejt organizatës terroriste PYD/PKK në Siri

ShBA dislokon edhe trupa të saj pranë organizatës terroriste PYD/PKK në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një sasi të konsiderueshme forcash ushtarake dhe armatimi drejt organizatës terroriste PYD/PKK në Siri, me pretendimin e luftës kundër DEASH-it, gjatë 15-20 majit.

Sipas pamjeve filmike që gazetari i AA ka realizuar në Haseke të Sirisë, vihet re dislokimi i fundit i SHBA-së me armë të rënda dhe ushtarë drejt organizatës terroriste PYD/PKK. Ndërsa vihet re që ky transport armatimi vjen vetëm pas 6 ditësh pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump firmosi vendimin për këtë gjë.

Në datat 15-20 maj nga pika kufitare Simelka në kufirin Irak-Siri, kanë kaluar rreth 100 maune me ngarkesë të cilat kanë shkuar drejt rajoneve ku vepron PYD/PKK.

Pas Haseke-s, janë parë shumë maune të tjera të cilat janë drejtuar drejt veriut të Rakka-s. Autokolonat janë shoqëruar nga automjete të blinduara, makineri pune dhe kontejnerë të mbushur me armë.

Gazetari i AA-së, i cili ka monitoruar publikimet dhe shpërndarjet e fotografive të realizuara nga militantë të PYD/PKK-së në Siri thotë se kjo organizatë deri më tani disponon armatime të rënda të prodhimit amerikan si, raketa hedhës në seri, predha me diametër 80 dhe 120 milimetra, granatahedhës, MK19, M4 Cabrine dhe M16. Ndërsa thekson se krahas tyre në duart e organizatës deri më tani ka automjete të tipit Humwee dhe blinda Cougar.

Gjithashtu bëhet e ditur se në duart e organizatës terroriste ka edhe FGM-148, anti-tank, armë të cilat SHBA-ja edhe pse Turqia i kërkoi, nuk pranojë t'ia shesë. (AA)


Fjalët Kyçe: ShBA , dislokim , PYD/PKK , Siri , armatim amerikan , Rakka , Turqi

Lajme të ngjashme