Sulm terrorist në Angli, arrin në 22 numri i personave që humbën jetën

Në qendrën më të madhe të koncerteve në Manchester të Anglisë, Manchester Arena si pasojë e një shpërthimi që ndodhi mbrëmë, u vranë 22 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.

737294
Sulm terrorist në Angli, arrin në 22 numri i personave që humbën jetën

Në qendrën më të madhe të koncerteve në Manchester të Anglisë, Manchester Arena si pasojë e një shpërthimi që ndodhi mbrëmë, u vranë 22 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë.

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May deklaroi se policia e cilësoi sulmin terrorist “një ngjarje të frikshme”.

Kryeministrja theksoi gjithashtu se po punohet për të përcaktuar të gjitha detajet e ngjarjes.

Theresa May pezulloi të gjitha fushatat që zbaton në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme që do të zhvillohen në datën 8 qershor.

Sulmi u përjetua rreth orën 22.35 me orën lokale në fund të koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande.

Ndër të vdekurit në koncertin ku gjendeshin mijëra njerëz ka edhe fëmijë.

Pas shpërthimit u përjetua një panik i madh.

Zona u evakuua dhe në vendngjarje mbërritën ndihma e shpejtë dhe ekipet e policisë.  

Mendohet se sulmi është kryer nga një kamikaz.

Ndërkaq në afërsi të Manchester Arena u gjend një mekanizëm i dyshimtë, i cili u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga skuadra anti – bombë.

Pas zhvillimeve në Londër u krijua tryeza e krizës.

Autoritete të Ministrisë së Brendshme zhvilluan mbledhje emergjente me policinë e Manchester.

Ndërkaq Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Londër paralajmëroi nënshtetasit e saj dhe kërkoi nga ata që të kalojnë në kontakt me ambasadën.  



Lajme të ngjashme