Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

OKB-ja i bën thirrje Koresë së Veriut për t'u dhënë fund testimeve të raketave

Zëdhënësi Dujarric gjatë konferencës ditore për media deklaroi se testimet e raketave balistike të Koresë së Veriut kërcënojnë sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare...

OKB-ja i bën thirrje Koresë së Veriut për t'u dhënë fund testimeve të raketave

Organizata e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Koresë së Veriut për ti dhënë fund testimeve të raketave balistike për të rifilluar negociatat bërthamore.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric gjatë konferencës ditore për media deklaroi se testimet e raketave balistike të Koresë së Veriut kërcënojnë sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

“Koresë së Veriut i bëjmë thirrje për ti dhënë fund testimeve të raketave për të lejuar rifillimin e dialogut kuptimplotë”, - deklaroi Dujarric.

Ndërkaq Këshilli i Sigurimit të OKB-së me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Japonisë dhe Koresë së Jugut do të mblidhet sot në një seancë të mbyllur për të diskutuar testimet e fundit të raketave balistike të Koresë së Veriut.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së prej vitit 2006 e këtej ka vendosur sanksione të ndryshme ushtarake dhe ekonomike ndaj Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, ndërsa kjo e fundit pretendon se testimet e raketave balistike janë për “qëllime të mbrojtjes”.

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se testimi i raketës balistike i kryer të dielën e kaluar ka qenë i suksesshëm.



Lajme të ngjashme