Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Koreja e Veriut konfirmon kryerjen e testimit të ri të raketave

Testimi i ri i raketave nga ana e Koresë së Veriut shkaktoi reagime të gjera ndërkombëtare.

Koreja e Veriut konfirmon kryerjen e testimit të ri të raketave

Koreja e Veriut bëri të ditur se testimi i raketës balistike me rreze të mesme të veprimit i kryer ditën e diel ka qenë i suksesshëm.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un bëri inspektime gjatë testimit të raketës “Pukguksong-2” dhe aprovoi dislokimin e saj.

Ndërkohë që Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut këtë testim e cilësoi si “të pamatur dhe të papërgjegjshëm”, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson testimin në fjalë e quajti si “zhgënjim” dhe “shqetësues”.

Edhe Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe në lidhje me testimin e Koresë së Veriut tha se me anë të këtij testimi janë nëpërkëmbë përpjekjet ndërkombëtare për gjetjen e zgjidhjes së problemit në mënyrë paqësore dhe se testimi paraqet “sfidë për botën”.

Abe deklaroi se këtë çështje do ta sjell në rendë të ditës gjatë samitit të G-7-ës që do të organizohet më datat 26-27 maj në Itali.

Koreja e Jugut dhe ShBA-të dje njoftuan se Koreja e Veriut ka kryer një testim të ri të raketave balistike.



Lajme të ngjashme