Të burgosurve palestinezë në grevën e urisë iu bashkëngjiten edhe 200 të burgosur të tjerë

200 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite Nefha, Rimon dhe Ishil kanë vendosur të marrin pjesë në grevën e urisë.

Të burgosurve palestinezë në grevën e urisë iu bashkëngjiten edhe 200 të burgosur të tjerë

Grevën e urisë e kanë filluar edhe 200 të burgosur të tjerë palestinezë.

Sipas një deklarate të bërë nga Komiteti për Shtyp për ndjekjen e grevës së urisë të të burgosurve palestinezë, bëhet e ditur se edhe 200 të burgosur të tjerë palestinezë në burgje të ndryshme të Izraelit kanë vendosur të nisin grevën e urisë.

Në deklaratë thuhet se 200 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite Nefha, Rimon dhe Ishil kanë vendosur të marrin pjesë në grevën e urisë pasi administrata e burgjeve të Izraelit nuk është përgjigjur në kërkesat e të burgosurve.

Ndër të tjera bëhet e ditur se më shumë se 1.500 të burgosur palestinezë ndodhen në ditën e 35-të të grevës së urisë, të filluar më 17 prill me thirrjen nga Mervan Bergusi i cili ndodhet prej 15 vitesh i burgosur që është një prej simboleve të rezistencës palestineze për "përmirësimin e kushteve për të burgosurit si dhe që Izraeli t'u japë fund arrestimeve dhe shkeljeve të të drejtave".

Të burgosurit palesntinezë me këtë përpiqen që të "ushtrohet presion mbi qeverinë e Tel-Avivit dhe zëri i tyre të dëgjohet".

Ndaj kësaj greve krahas Hamasit dhe lëvizjes Xhihadi Islamik mbështetje japin edhe të gjitha lëvizjet e tjera palestineze.

Sipas raportit të përgatitur nga institucionet, përfshirë edhe Shoqatën e të Burgosurve Palestinezë, theksohet se në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë nga të cilët 481 në Jerusalemin Lindor ku 57 prej tyre janë gra dhe 300 fëmijë.



Lajme të ngjashme