Presidenti i Brazilit Michel Temer hedh poshtë akuzat ndaj tij

Presidenti i Brazilit Michel Temer pretendoi se videoja që ishte prova kryesore për hapjen e hetimit ndaj tij për korrupsion është e “falsifikuar”.

Presidenti i Brazilit Michel Temer hedh poshtë akuzat ndaj tij

Presidenti i Brazilit Michel Temer pretendoi se videoja që ishte prova kryesore për hapjen e hetimit ndaj tij për korrupsion është e “falsifikuar”.

Në konferencën për shtyp Temer tha se Gjykatës së Lartë Federale i dërgoi një lutje për pezullimin e hetimeve.

Gjatë konferencës për shtyp Temer tha se “Është e qartë se ky incizim i fshehtë është ndryshuar dhe rregulluar për objektiva sekrete”, ndërsa shtoi se nuk do të jap dorëheqje nga posti i presidentit.  

Pasi në media vendore soli deklarata e Joesley Batista, një nga pronarët e prodhuesit më të mëdhenj botëror të ushqimit për kafshë, “JBS Group”, e dhënë në prokurori në lidhje me operacionet e korrupsionit të titulluar “Larja e Makinave”, Gjykata Supreme miratoi një hetim korrupsioni kundër Temer, ndërsa ky i fundit e quajti Batistan gënjeshtar dhe hodhi poshtë akuzat.

“Atë që e ai tha në deklaratë nuk ekziston në video. Ajo që është e regjistruar tregon qartë pakënaqësinë e tij ndaj qeverisë. Kjo është një provë se kjo qeveri nuk është e hapur ndaj tij. Është e qartë se kjo do të dështoj, sepse qeveria nuk dëgjoi kërkesat e tij dhe nuk është vërtetuar akuza për korrupsion pasiv”, tha Temer.

Presidenti Temer gjithashtu shtoi se një ditë para dorëzimit të regjistrave në treg është kryer një blerje në vlerë 1 miliardë dollarë, ndërsa shtoi se “Ai e dinte që kjo do të shkaktoj kaos në tregun e valutës”.

Gjykata e Lartë Federale lejoi hapjen e hetimeve ndaj Temerit dhe ish-kandidatit për president dhe senatorit të pensionuar Aecio Neves për korrupsion pasiv dhe për pengim të drejtësisë.



Lajme të ngjashme