Trump për vizitë dyditore në Arabinë Saudite

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur turneun e tij të parë të vizitave jashtë shtetit me vizitën dyditore në Arabinë Saudite.

Trump 51.png

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur turneun e tij të parë të vizitave jashtë shtetit me vizitën dyditore në Arabinë Saudite.

Presidenti Trump është pritur nga mbreti saudit, Selman bin Abdulaziz, në bazën ushtarake Mbreti Selman në Rijad.

Më pas Trump me bashkëshorten e tij Melania Trump dhe delegacionin shoqërues kanë kaluar për bisedime dypalëshe në rezidencën Jemane.

Pas këndimit të himneve kombëtare të të dyja vendeve dhe parakalimit ceremonial zyrtar, Trump dhe bashkëshortja e tij kanë kaluar në sallën ku ndodheshin zyrtarë të nivelit të lartë amerikanë dhe sauditë.

Trump ditën e sotme në kuadër të vizitës do të kryejë bisedime dypalëshe dhe do të marrë pjesë në Samitin SHBA-Arabi Saudite, ndërsa ditën e nesërme do të marrë pjesë në Samitin SHBA-Vendet e Gjirit dhe Samitin SHBA-Vendet Islame.



Lajme të ngjashme