Ruhani përsëri president i Iranit

Sipas rezultateve jozyrtare, zgjedhjet e 12-ta presidenciale në Iran, i fitoi presidenti aktual Hasan Ruhani duke marrë 59 për qind të votave dhe duke fituar edhe një herë të drejtën për të ushtruar detyrën e Presidentit.

Kandidati reformist, Hasan Ruhani duke marrë 22 milionë e 796 mijë e 468 vota, është zgjedhur president i vendit për herë të dytë.

Përballë Ruhanit qëndronte kandidati konservator, i mbështetur nga lideri fetar Lider Ayetullah Ali Hamaney, ish kryeprokurori Ibrahim Reisi.

Në Iran ku popullsia është rreth 80 milionë banorë ka mbi 56 milionë zgjedhës të regjistruar.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin e 70%.

Procesi i votimit, për shkak të fluksit të votuesve u shty dy herë.

Zgjedhjet presidenciale të zhvilluara pas marrëveshjes bërthamore ndërmjet Iranit dhe 6 fuqive të mëdha në 2015, ishte në cilësinë e një provimi për Ruhanin.

Lajme të ngjashme